Britanikët e katërfishojnë propocionin e myslimanëve në vendin e tyre, sipas një sondazhi të Ipsos Mori, që shfaq mënyrën si i kupton publiku lajmet e përdtishme në 14 vende.
Në Mbretërinë e Bashkuar njerëz mendojnë se numri i emigrantëve është dy herë më i madh se proporcioni real – dhe mendojnë gjithashtu se janë më shumë njerëz të papunë nga ç’janë faktikisht.
Keqkuptime të tilla janë tipike në gjithë botën, por mund të kenë një ndikim të madh se politikanët priren të fokusohen te perceptimi i votuesit, jo në të dhënat reale.
Bobby Duffy, drejtor manaxhimi i institutit për kërkime soviale Ipsos Mori, tha:
“Këto keqkuptime janë çështje të qarta për informimin mbi debatin publik dhe politikat. Për shembull, prioritetet publike mund të kishin qenë të tjera nëse do të kishim patur një pamje të qartë për emigracionin dhe numrin real të nënave adoleshente.”
Përqindja reale e myslimanëve në Britani është 5{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, por ata që u pyetën nga Ipsos Mori thanë se ishte 21{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Ndërkohë britanikët e zvogëlojnë numrin e të krishterëve, duke menduar se janë 39{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, kur shifra reale e njerëzve që e identifikojnë veten si të tillë është 59{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Në SHBA njerëzit rrisin proporcionin e myslimanëve, mendojnë se është 15{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} por në fakt është 1{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}. Ata mendojnë se 56{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} janë të krishterë, kur shifra reale e atyre që identifikohen si të tillë është 78{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Për emigracionin, britanikët mendojnë se emigrantët përbëjnë 24.4{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} të popullsisë kur realisht shifra është rreth 13{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}, sipas censusit të 2011.
Duke iu referuar monitorit politik të Ipsos Mori, 30{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e votuesve britanikë e identifikojnë emigracionin si një nga çështjet që do të jetë shumë e rëndësishme në zgjedhjet e ardhshme në maj. Kjo e vendos emigrimin përkrah ekonomisë dhe shërbimit shëndetësor në krye të shqetësimeve të votuesit. Të gjitha vendet e përfshira në sondazh e rrisnin emigracionin në një farë mase.
Të dhënat në tërësi e shfaqin Mbretërinë e Bashkuar në një dritë krahasimisht të favorshme. Britania është vendi i pestë injorant nga 14 vende të sondazhit, dhe britanikët kanë treguar dije personale më shumë se australianët, belgët, kanadezët dhe francezët.
Italianët ishin më injorantët nga ata që janë pyetur, kurse suedezët ishin më të mirëinformuarit. Ndoshta nuk është rastësi që besimi te politika – duke marrë si njësi matje pjesëmarrjen në votime – është më i lartë dhe i qëndrueshëm në Suedi, dhe në rënie në Itali.
Shumica e vendeve të analizuara nga Ipsos Mory u përgjigj gabim në çështje si papunësia (zakonisht e rritur), pjesëmarrja në votime (zakonisht e rritur) dhe shkalla e vrasjeve (e përzier).
Britanikët mendojnë se 24{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e njerëzve janë papunë, një shifër mbi tre herë më lartë se shifra reale.
Por secili vend kishte dobësitë e tij. Gjermanët mendojnë se shtatzënia e adoleshenteve ishte 35 herë më keqe seç është (0.4{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} për vajzat 15-19 vjeçe lindin çdo vit aty). Koreja e Jugut mendon se jetëgjatësia është 89 vjeç (faktikisht është 80) dhe Spanja është i vetmi vend që nënvlerëson shkallën e papunësisë së të rinjve, e cila është në ekstremin 56{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa}.
Australia është mes vendeve ku njerëzit gabimisht janë të prirë të thonë se numri i vrasjeve është në rritje, ndërsa Britania është i vetmi vend që jep përgjigje të saktë.
Këto përllogaritje të gabuara ndikojnë me ndryshime, në varësi të faktorëve të tjerë. Një faktor është rëndësia e çështjes – sa më shumë që një votues mendon se një çështje është e rëndësishme, aq më e madhe është mundësia që ai të votojë për një parti që e beson për këtë çështje. Eurobaromter-i më i fundit, një sondazh në gjithë BE i kryer nga TNS, zbuloi që emigracioni ishte ndër tre çështjet kryesore shqetësuese për votuesit në Britani, Maltë, Lituani, Letoni, Estoni, Danimarkë, Bullgari dhe Belgjikë.
Ashtu si në Britani, rreth 13{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e popullsisë në Gjermani janë emigrantë, por gjermanët mendojnë se kjo shifër është rreth 10 pikë përqindjeje më e lartë.
Megjithatë, një studimi i Fondit Marshall në Gjermani më 2013 zbuloi se 64{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar e shikojnë emigracionin si problem, krahasuar me 29{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} që e shikojnë si mundësi.
Në Gjermani këto shifra përmbysen thuajse me saktësi, 32{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} e shikojnë emigracionin si problem, krahasuar me 62{27a26d44c9c795719c11a40db985c5750e2ed32f08477077955f29848ab5c8fa} që e shikojnë si mundësi.
Javën e kaluar, partia e Angela Merkel-it, CDU, organizoi një takim për emigrantët, dhe kancelaria gjermane foli për rëndësinë e emigracionit dhe Gjermaninë si “një vend integrimi”.
Në kontrast, gjatë fundjavës, sekretari i Mbrojtjes i Brianisë, Michael Fallon, foli për qytetet britanike të “përmbytura” nga emigrantët me komente kontraversale prej të cilave u detyrua të tërhiqej.
Formimi i opinionit publik nga perceptimi i çështjeve ndryshon rrënjësisht nga fakti që politikanët zgjedhin të bëjnë premtime dhe të shkruajnë programe për të ushqyer dhe kënaqur perceptimet e gabuara.
Siç thotë Duffy:
“Rreziku real i perceptimeve të gabuara është mënyra si reagojnë politikanët dhe specialistët e politikave. A përpiqen ata t’i kundërshtojnë qytetarët dhe ta korrigjojnë këndvështrimin e tyre për realitetin, apo i shikojnë ato si sinjale shqetësimi, rezultat i një reagimi më emocional dhe hartojnë politika rreth tyre? Qëndrimi ideal është të bëhet pak nga të dyja – politikanët nuk duhet t’i lexojnë gabim perceptimet e gabuara, ngaqë njerëzit kanë nevojë të informohen dhe pikëpamjet e tyre do të ndryshojnë – por ata duhet të shmangin politikat reaguese që vetëm përforcojnë frikë të dyshuar.”