Duket se Fred Peza e gjeti kauzën e tij për të rënë në sy të shefit. Sipas deklaratës së tij, Flamur Noka na paska qenë agjent i UDB-së jugosllave…
Fred! Gjej ndonjë gjë tjetër mor burrë dhe mos u bej qesharak! Në rast se UDB i ka bërë këtë ofertë Nokës, paska qenë e marrë fund…
Flamur Noka, në rast se nuk di, ka ardhur aty ky është, jo në saj të meritave të tij intelektuale, por pas një lufte kalamajsh që hapi Berisha me Mero Bazen përgjatë viteve 2008-2012… Baze, për të sulmuar PD-në dhe Berishën, mundohej ta njehësonte atë me sekretarin e saj organizativ, i cili deri në atë kohë, pra ne 2005, kishte në duar çelësat e kullës së kashtës dhe njihej në PD si hamall i fushatave. Një njeri që ngrinte platformat e skenave të mitingjeve të organizuara nga PD.
U bë shkak një shkrim i Flamur Nokës tek RD ku sulmonte Meron që më pas të plaste nga ana e këtij të fundit një fushatë denigruese talljesh në gazetën Tema. Por sa më shumë godiste Mero me antenën brenda familjes, aq më shumë Berisha ia rriste Nokës përgjegjësitë në parti. Në vitin 2009, sërish për këto arsye, e kandidon për deputet në Kukës, për të arritur kulmin në vitin 2012 ku e emëroi Ministër të Brendshem…
Mero i di mirë këto natyrisht, por preferon të bëjë të paditurin duke e marre seriozisht tashmë Nokën si agjent i UDB.
Tani Fred! Historia e Nokës nuk ndryshon shumë nga ato të deputetëve të tjerë, por gjithsesi nuk krahasohet me historinë e Frrokut, Arben Ndokës, apo Armando Prengës që u futën me një qëllim të vetëm, grabitjen e votës dhe presionin ndaj kundërshtarit.
Ti pret nga Basha të të japë përgjigje për një çështje kaq të rendomtë, ndërkohë që shefi yt akoma s’ka dhënë përgjigje për futjen e krimineleve në parlament. Sa për ato që thua, imagjino si mund të ketë qenë Flamur Noka në 91 në Shishtavec! Çfarë informacioni mund t’u jepte jugosllavëve i ziu?! S’ma do mendja se UDB ka qenë e interesuar për pataten e Shishtavecit.
Në rast se ti del e i mëshon kësaj, dhe pret që të të besojnë, atëhere pse nesër pasnesër, kur të mbeten pa vëmendje, mos besojmë që Taulant Balla ka qenë agjent i KGB-së apo Erjon Braçe i MOSADIT izraelit? Me ketë vetëm sa do t’i shndërronim teoritë konspirative në përralla humoristike.