Ka ardhur koha ta pranojmë që Izraeli është një shoqëri e sëmurë, me një sëmundje që kërkon kurim, tha presidenti [izraelit] Reuven Rivlin të dielën në hapjen e konferencës “Nga urrejtja për të huajin te pranimi i tjetrit.”
Të dy, Rivlin dhe profesor Rusht Arnon, presidente e Akademisë së Shkencave dhe Humaniteteve të Izraelit, e cila organizoi konferencën në ndërtesën e saj në rrugën Jabotinsky në kryeqytet, folën për verën e dhimbshme dhe të përgjakshme, dhe rishfaqja, si pasojë, e armiqësisë mes arabëve dhe çifutëve që u ngrit në nivele të reja.
Duke iu referuar njëherësh shprehjes së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës, Aron tha se çifutët, që në diasporë janë përballur me anti-semitizëm dhe persekutim, duhet të jenë më të ndjeshëm ndaj rrezikut prej nxitjes së dhunës. “Por a jemi?” pyeti ajo.
Rivlin shprehu me zë të lartë habinë nëse çifutët dhe arabët kishin hequr dorë nga dialogu i fshehtë. Në lidhje me çifutët ai tha: “Nuk po pyes nëse ata kanë harruar apo jo të jenë çifutë, por nëse kanë harruar apo të jenë qenie njerëzore normale. A kanë harruar vallë si të bisedojnë?” Në sytë e Rivlin, akademia ka një detyrë të rëndësishme për uljen e dhunës në shoqërinë izraelite duke inkurajuar dialog dhe studimin e kulturave dhe gjuhëve të ndryshme me qëllim të promovojë njohjen e përbashkët, e kështu të bëhen takime të civilizuara mes sektorëve të shoqërisë.
Ai i bëri thirrje akademisë ta merrte përsipër këtë sfidë dhe të zhdukte dhunën që rrezikon të lejë gjurmë të thellë në imazhin e Izraelit.
Ministri i Arsimit Shai Prion ishte i sigurt që dallimet mund të tejkalohen dhe tregoi për familjen e tij si shembull. Ai u rrit në një shtëpi ku babai i tij ishte sefardi dhe politikisht i krahut të djathtë, ndërkohë që nëna e tij ishte ashkenazi dhe e majtë. Megjithatë, ai nuk pa kurrë ndonjë antagonizëm mes tyre. Ai nuk i kuptoi kurrë derisa ishte i rritur dhe doli në jetë, përmasat e dhunës që mund të shkaktonin dallimet, tha ai.
Ministria e Arsimit do të fillojë një projekt trashëgimie ku të rinj çifutë dhe arabë, fetarë dhe religjiozë, do të studiojnë krah për krah dhe do të mësojnë traditat e njëri-tjetrit, tha Prion.
Profesori i studimit të holokaustit Yehuda Bauer nga universiteti Hebrew tha se racizmi i bazuar në ngjyrë është anësor në Izrael. Racizmi në Izrael është përgjithësisht i natyrës nacionaliste, tha ai. Ai ishte më shumë i shqetësuar prej racizmit fetar dhe nxitjes së dhunës që zakonisht buron nga elementë ekstremistë, sepse këta njerëz janë shpesh më të dhunshmit dhe më të rrezikshëm, deklaroi ai.
Detyra më e vështirë me të cilin përballet akademia, tha Bauer, ishte sesi të përkufizohej nxitja e dhunës në raport me lirinë e fjalës. Ai kërkoi të bëhej kujdes që liria e shprehjes të mos sakrifikohej kurrë në altarin e dhunës. Përkufizimi i tij për lirinë e fjalës ishte kur një individ ose grup, ne anë të fjalës ose materiali të shkruar, dëmton ose poshtëron një individ ose grup tjetër, duke i nxitur të tjerët të angazhohen në dhunë fizike ose psikologjike ndaj tyre dhe të shkojnë aq larg sa dhe t’i vrasin.