Ju ka ardhur në majë të hundës shtëpitë e ftohta dhe me çmime të larta në Britani? Atëherë pse nuk dergjeni në diell e nuk notoni në ujërat e kaltra rreth brigjeve të ishullit tuaj në Greqi? Mund t’iu duhet që hapësirën e jetueshme ta ndani me dhitë, por me më shumë se 20 ishuj grekë në shitje, britanikët mund të jetojnë fanatazitë e tyre duke paguar sa për një hyrje pallati në qendër të Londrës.
Ishulli Lesbos i Vogël, një parajsë e pabanuar me sipërfaqe rreth 4.5 hektarë, shitet për 800 000 euro.
Tradicionalisht ishujt e greqisë trashëgohen në breza, kjo është hera e parë që Lesobos i Vogël, që mburret me gjiret me ujë të kaltër, plazhe me rërë dhe i pasur në bimësi, ka dalë në shitje.
Të tjerë ishuj të përfshirë në paketën Vladi janë: Shën Athanasion në Gjirin e Korinthit (i pasur me ullinj), për një çmim 1.6 milionë euro; dhe “ishulli parajsë” i Atokos, në detin Jon, me vlerë rreth 45 milonë euro, i cili ka bregdet dramatik të thepisur, dhe kopenë e tij të deleve.
Për të shtuar interesin e blerësve, në paketa ofrohen edhe përfitime në viza, çmime të ulëta dhe “një kornzi taksash me leverdi”, thonë ekspertët.
Kompanitë e pasurive si Private Islands Online [Ishuj Privatë Online] dhe Savills synojnë vëmendjen e super të pasurve. Skorpios, dikur në pronësi të bosit të anijeve Aristotle Onassis, u rrëmbye nga Ekaterina Rybolovleva, vajza 25 vjeçare e miliarderit rus Dmitry Rybolovlev, për një shifër të përfolur në 100 milionë stërlina, ndërsa ish-emiri i Katarit, Sherik Hamad bin Khalifa Al-Thani, bleu gjashtë ishuj, të njohur si Ishujt Oksia, për rreth 5.5 milionë stërlina.
Shumë prej tyre i shesin ishujt si rrjedhojë e krizës financiare aktuale në Europë, tha Farhad Vladi, nga Vladi Private Islands. Çmimet e pasurisë në Greqi kanë rënë në mënyrë domethënse në pesë vitet e fundit, deri në 30 për qind nga çmimet para krizës.
“Njerëzve iu janë pakësuar të ardhurat dhe vështrojnë për burime të tjera për të likuiduar asetet,” tha zoti Vladi. Të dyja palët, familjet e pasura dhe të varfëra, të cilat shpresonin në rritjen e çmimeve të pasurisë së patundshme kanë vendosur të pakësojnë humbjet duke i shitur, tha ai.
Fakti që Ahtina miratoi një taksë për tokën këtë vit i ka shtyrë njerëzit që të përfitojnë nga shitja e aseteve të tyre në det, shtoi ai.