Duke paralajmëruar për “pasoja serioze”, nëse SHBA hakmerret kundër saj, Koreja e Veriut këmbënguli të shtunën se nuk ishte ajo pas sulmit kibernetik ndaj kompanisë së filmave Sony Pictures, dhe për të vërtetuar pafajësinë propozoi një hetim të përbashkët me Uashingtonin për të identifikuar hakerat.
Mesazhi, me burim një zëdhënës të paidentifikuar të ministrisë së Jashtme dhe i lexuar nga televizioni shtetëror i Koresë së Veriut, duket se është përgjigja e fshehtë e regjimit për deklaratën e presidentit Obama dje, që SHBA do të hakmerret për veprën e hakerave, që tronditi një studiot më të mëdha të Hollivudit. Zyrtarët amerikanë thanë se metodat e hakerave dhe shenja të tjera i bënë ata të arrijnë në përfundimin se pas sulmit ishte Koreja e Veriut, që rezultoi në prostimin online të emialeve personale të Sony-t dhe filmave ende të pashfaqur.
Sulmi kebernetik dhe emailet kërcënuese për sulme terroriste ndaj kinemave e detyroi Sony-n të tërhiqte shfaqjen e filmit “The Interview” [Intervista], një komedi rreth vrasjes së liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong. Koreja e Veriut nuk ka pranuar të ketë përgjegjësi sulmin e hakerave, megjithëse është konsideruar “një veprim të drejtë” nga “përkrahësit dhe simpatizantët” e saj.
Të shtunën, Koreja e Veriut i quajti mashtrime deklaratat amerikane se ajo fshihej pas sulmeve. Ajo paralajmëroi gjithashtu për pasoja serioze nëse SHBA nuk pranon hetim të përbashkët, sipas The Associated Press. Agjencia citon zëdhënësin e pa identifikuar që thotë se hetimi i përbashkët do të vërtetojë që Koreja nuk është pas sulmit. “SHBA duhet të ketë parasysh që do të përballet me pasoja serioze, në rast se nuk pranon propozimin tonë për një hetim të përbashkët dhe nëse vazhdon me atë që e quan kundërpërgjigje,” tha zëdhënsi në deklaratë, raporton AP. “Ne kemi një mënyrë për të provuar që nuk kemi të bëjmë fare me ngjarjen […]”, thuhej në deklaratë.
S’ka mundësi që administrata e Obamës ta marrë seriozisht ofertën e Koresë. Ndërsa disa ekspertë ende flasin me dyshim nëse ka qenë apo jo realisht Koreja pas sulmit. Zyrtarët amerikanë thanë se sulmi ishte i njëjtë me sulmin e ndërmarrë ndaj bankave të Koresë Jugut vitin e kaluar, diçka që nuk e bëjnë shumë hajdutë kibernetikë.
Disa zyrtarë amerikanë kanë thënë se Koreja e Veriut duket se ka përqafuar terrorizmin kibernetik si armën e saj të re për të fituar pikë politike, dhe ka shumë mundësi që kërkon të përfitojë lëshime nga SHBA dhe aleatët e saj. Ndërsa Koreja e Veriut është një vend i varfër me përdorim shumë të ulët të internetit, sulmet treguan nivel të lartë sofistikimi dhe ekspertizë hakerimi.
Hakerat i shkaktuan dëme komerciale të konsiderueshme Sony Pictures, duke postuar emaile të turpshme, ulje të detajuara të pagave të drejtuesve, kopje dixhitale të filmave të pablikuar, madje dhe skenarin e pabotuar të filmit të ardhshëm të James Bond-it. Sony tha se kërcënimet ndaj kinemave nuk i lanë rrugë tjetër veç të anullonte shfaqjen e filmit “The Interview” më 25 dhjetor, në të cilin Seth Rogen dhe James Franco luajnë rolin e gazetarëve televizivë, që arrijnë t’i marrin një intervistë scoop Kim-it, e pastaj rekrutohen nga CIA që ta vrasin atë. Të premten, Obama fajësoi Sony-n për vendimin e tërheqjes së filmit, duke thënë se krijoi një precdent të studiove që dorëzohen nga frika.