PostBllokPostBllokPostBllokPostBllok
  • Kreu
  • Komente
  • Qasje
  • Histori
  • Lexime
  • Shtypi
  • Mediavulg
  • FoxLadyNews

    Gjykata Britanike shfuqizon referendumin per BREXIT

    12.11.2016 pb

    brexit

    Mëngjesin e 3 nëntorit Gjykata e Lartë britanike mori vendimin se vetëm parlamenti, duke anashkaluar në këtë mënyrë referendumin, e ka në dorë votimin për sa i takon nenit 50 të Traktatit të Lisbonës. Artikulli 50 i këtij traktati parashikon se “cilido shtet, anëtar i unionit, mund të tërhiqet në përputhje me përcaktimet e posaçme kushtetuese”. Gjykata e Lartë, ka dhënë kështu verdiktin e saj.

    Ky vendim ka hasur sigurisht kundërshtinë e qeverisë pro-brexit të Kryeministres Theresa May. Qeveria ka parashtruar argumentin e saj se politika e jashtme është një prerogativë e saj e dhënë prej mbretëreshës, dhe se gjykata nuk mund t’ia heqë këtë të drejtë. Kësisoj, megjithë ngërçin e krijuar, kryeministrja May ka deklaruar se do të vijojë me punën dhe procedurat e tërheqjes së plotë prej BE-së. Argumenti i qeverisë May vijon se “parlamenti vetë, vendosi që ta çojë këtë çështje në duart e gjithë qytetarëve përmes referendumit, dhe rezultatet e referendumit janë ato që janë: Britania jashtë BE-së.

    Nga ana e tij, lideri i partisë së majtë Laburiste, Jeremy Corbin ka deklaruar se partia e tij do ta bllokojë me votë në parlament qeverinë, nëse nuk mbahet premtimi kryesor dhe bazë i cili ishte parakusht i tyre për Brexit: premtimi se Britania do të vijojë të mbetet pjesë e tregut të përbashkët. Kësisoj, sikurse kishte parashikuar konservatori David Cameron, në këtë votë referendare ishte në lojë e ardhmja jo vetëm politike, por edhe sociale, ligjore, ekonomike, identitare dhe ndërkombëtare e Britanisë. Një paralajmërim që pjesa më e madhe e votuesëve nuk e morën parasysh.

    Qeveria sidoqoftë, do ta apelojë vendimin e gjykatës së lartë në gjykatën supreme, në mënyrë që Brexit të ketë akoma shpresë për të mos qenë i jashtligjshëm si proces.

    Kryeministrja shpreson që gjykata supreme të vendosë pro qeverisë në mënyrë që Neni 50 i traktatit të zbatohet brenda marsit 2017.

    Na ndiqni:

    Dërgo
    Facebook
    Twitter
    YouTube

    Pse duhet hequr data 29 nëntor?

    Si do të zgjidhet konflikti në PD?

    A është e ndershme të jesh i paanshëm?

    Kush rrezikohet vërtetë nga axhenda LGBT

    Loading...

    Galeri

    Shtypi

    Gjykata Britanike shfuqizon referendumin per BREXIT

    Projekti i Putinit për perandori kërcënohet në Ballkan

    WikiLeaks: Soros i shkruan Clinton-it për Shqipërinë

    MediaVulg

    Axhenda e dy qeverive, nivel i lartë kolesteroli

    Eksodi

    Beslidhja e Fikut

    FoxyLady News

    Kryqëzimi i Erion Mesias apo aty afër

    Zbulohet misteri i “Urës së Vashës”

    Libri i Levitëve

    Lexime

    Fetë e politikës: rasti i Koresë së Veriut

    Të jetuarit e totalitarizmit me përhumbje

    Vdekja e Tjetrit në Perëndim

    PostBllok | Të gjitha të drejtat e rezervuara
    • Kreu
    • Komente
    • Qasje
    • Histori
    • Lexime
    • Shtypi
    • Mediavulg
    • FoxLadyNews
    PostBllok