PostBllokPostBllokPostBllokPostBllok
  • Kreu
  • Komente
  • Qasje
  • Histori
  • Lexime
  • Shtypi
  • Mediavulg
  • FoxLadyNews

    Beslidhja e Fikut

    26.12.2016 FoxyLady News

    lali-eri
    Ditari i Shvejkut
    1. Në fillim ishte Lali Eri.
    2. Ditën e dytë ai krijoi fikun dhe në të tretën ditë ai dërgoi vetveten si djalin e tij të shesë fiq.
    3. Ditën e pestë ai pa se kishte shitur kaq shumë mufka sa kishte mbetur me një fik të vetëm, edhe pse kishte shumë punë të tjera nëpër këmbë.
    4. Kësisoj ai u ul galiç dhe shkroi vargjet e paharrueshme: “Se Lali e deshi aq shumë botën sa edhe fikun e vetëm që duhej të sakrifikonte për njerëzimin e dha me koqesion”
    5. Ai urdhëroi këdo që do të kryente prokurimet e koqesioneve të lutej “Erioni ynë që je në bashki! Lëvduar qoftë emri yt, i lartësuar qoftë Ajola jonë. Bekuar qoftë 21 qershori kur ti erdhe në Bashki. Falna ne, gjelin e detit tonë të përvitshëm për përshesh, jepna ne buzëqeshjen e lumturisë dhe bekoi fëmijët tanë.”
    6. Erioni tha “Le të plasin koncesionet” dhe ashtu u bë.
    7. Dhe Erioni tha “Le të mbijë betoni në park dhe t’u thuhet njerëzve që ai është bar. Le të qesim lekë nga gjithçka që qet lekë dhe jep fryte sipas madhësisë që ka!” e ashtu u bë. Liqeni u betonua.
    8. Erioni më pas tha “Le të shkatërrojmë sheshin, ngarkojmë trafikun, mbyllim qendrën dhe të krijojmë kulla dhe shesh që vetëm unë të jem aty. Le të ndriçohet ky vend nën emrin tim dhe le të errësohen ato që nuk më duan”! Ashtu u bë.
    9. Pastaj shtoi: “Le të vlojnë ujërat vrumull me qenie të gjalla që më sulmojnë” Pastaj lëshoi në sulm nimfat mediatike!
    10. Në ditën e gjashtë Erioni tha “Le të krijoj media që vetëm mua më lëvdojnë, që unë t’i komandoj me ç’do fjalë që thonë. Le të jenë të përzgjedhurit e mi në krye të tyre dhe zjarri im qoftë për ato kazanë që më sulmojnë.” Erioni pa gjithçka kishte bërë dhe, ja, ishin shumë të mira!” Dhe u bë mbrëmje e mëngjes.
    11. Të shtatën ditë nuk pushoi, doli në foto me romët që kishte nxjerrë nga shtëpia. Nuk pushuan as nimfat e qiellit që e lëvduan atë.

    Na ndiqni:

    Dërgo
    Facebook
    Twitter
    YouTube

    Pse duhet hequr data 29 nëntor?

    Si do të zgjidhet konflikti në PD?

    A është e ndershme të jesh i paanshëm?

    Kush rrezikohet vërtetë nga axhenda LGBT

    Loading...

    Galeri

    Shtypi

    Gjykata Britanike shfuqizon referendumin per BREXIT

    Projekti i Putinit për perandori kërcënohet në Ballkan

    WikiLeaks: Soros i shkruan Clinton-it për Shqipërinë

    MediaVulg

    Axhenda e dy qeverive, nivel i lartë kolesteroli

    Eksodi

    Beslidhja e Fikut

    FoxyLady News

    Kryqëzimi i Erion Mesias apo aty afër

    Zbulohet misteri i “Urës së Vashës”

    Libri i Levitëve

    Lexime

    Fetë e politikës: rasti i Koresë së Veriut

    Të jetuarit e totalitarizmit me përhumbje

    Vdekja e Tjetrit në Perëndim

    PostBllok | Të gjitha të drejtat e rezervuara
    • Kreu
    • Komente
    • Qasje
    • Histori
    • Lexime
    • Shtypi
    • Mediavulg
    • FoxLadyNews
    PostBllok